Inter-Atalanta: Fati ne anën e ekipit të Mancinit
28/07/2015
Zikaltrit kanë bërë prurje të reja në të gjitha repartet, pasi trajneri dhe presidenti Erick Thohir dëshirojnë me çdo kusht rikthimin në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e parë e Nerazzurrëve për sezonin 2015/2016 do të jetë kundër Atalantas.
Interi pritet të ketë një punë më të lehtë, pasi ‘La Dea’ ka humbur plot 24 herë në javën hapëse, shifër që i bën ata ekipin me më së shumti humbje në ndeshjet e para në Serie A.
Interi do të luajë ndaj Milanit në javën e tretë, kurse ndaj Juventusit në javën e tetë.


