Please enter at least 3 characters.

INJORANCA

Philip Arthur Larkin (1922–1985)

Poezi nga: Philip Larkin
Përktheu: Agron Shala

E çuditshme të mos dish asgjë, të mos jesh kurrë i sigurt
Për atë që është e vërtetë, e drejtë apo reale,
Por i detyruar të thuash ndoshta apo kështu ndihem,
Ose, epo duket se:
Dikush duhet ta dijë.

E çuditshme të jesh injorant për mënyrën si funksionojnë gjërat:
Aftësinë e tyre për të gjetur atë që u duhet,
Ndjesinë e formës dhe shpërndarjen e saktë të farës,
Dhe gatishmërinë për të ndryshuar;
Po, është e çuditshme.

Madje edhe të kesh një njohuri të tillë - sepse mishi ynë
Na rrethon me vendimet e veta -
E megjithatë e kalojmë gjithë jetën në pasaktësi,
Saqë kur fillojmë të vdesim,
Nuk kemi asnjë ide pse.