Iniesta nderohet nga Villarreali me një trofe të vogël që kushton 45 euro
Villarreali tregoi madhështi si klub në ndeshjen e së mërkurën kur e përshëndetën Andres Iniestan me një nëndetëse të verdhë të vogël.
Iniesta e mori dhuratën, por edhe Barcelona një fitore me rezultat të thellë 5-1.
Por dhurata që iu dha Iniestas në ueb faqe, apo në dyqanet e klubit kushton 45 euro.
Kjo iu dha pasi lojtari i njohur largohet në fund të sezonit në klubi.
Ai i ka fituar nëntë kampionate që nga viti 2002.
Titulli i fundit u konfirmua muajin e shkuar, para ndeshjes me Real Madridin.
Skuadra e Zinedine Zidanes nuk e formoi tunelin e nderit në vizitën e tyre në Nou Camp javën e shkuar.
Por këtë e bëri Villarreal, para ndeshje duke ia njohur meritat e triumfit në kampionat.
Pas ndeshjes ka folur edhe Andres Iniesta, ku i ka dhënë kurajo skuadrës që ta mbyll sezonin pa humbje.
“Jem shumë të kënaqur me këtë ndeshje. Kemi ende rrugë përpara që ta mbyllim sezonin pa humbje”, ka thënë Iniesta. /Telegrafi/


