Please enter at least 3 characters.

Influencuesi gjerman dhuron atletet në Kryqin e Kuq, përfundojnë në një dyqan të “second hand” në Bosnje e Hercegovinë

Një influencues gjerman i njohur në TikTok me emrin Moe.Ha postoi një video në të cilën dhuronte atletet e tij për bamirësi, të cilat përfunduan në një dyqan në Cazin të Bosnje e Hercegovinws, dhe videoja tërhoqi vëmendjen e shumë përdoruesve të mediave sociale.

Ai i dhuroi atletet Kryqit të Kuq, ose më saktë, i hodhi në një deponi këpucësh në Mynih. Ato përfunduan në Cazin, transmeton Telegrafi.

"Pas pothuajse 800 kilometrash dhe pesë ditësh transporti, atletet përfunduan në Bosnje në një dyqan second hand. Nuk mund ta besoja", tha ai dhe udhëtoi për në Bosnje dhe Hercegovinë.

Ai i gjeti atletet në një dyqan të dorës së dytë për 20 marka konvertibile. Vendosi të fliste me punëtoren. E pyeti se ku i morën gjërat dhe ajo iu përgjigj: "Në Gjermani".

"Shefja ime është boshnjake që jeton në Gjermani dhe ajo i sjell rrobat", tha ajo.

Influencuesi ishte kurioz nëse paratë vinin nga donacionet, dhe ajo u përgjigj se jo.

"Pyes veten se si është e mundur që po i hedhim këpucët në një deponi të Kryqit të Kuq në Gjermani, dhe ato tani po shiten pothuajse 800 kilometra larg, pa përmendur punonjësit ose askush tjetër se është një donacion për Kryqin e Kuq. Ne tashmë i kemi kërkuar Kryqit të Kuq një deklaratë. Cili është mendimi juaj? A keni dhuruar ndonjëherë diçka dhe keni pritur këtë rezultat", i pyeti ai ndjekësit e tij.

Disa përdorues të TikTok besojnë se nuk ka asgjë të keqe që dikush të blejë atlete nga Kryqi i Kuq, ndërsa të tjerë e kritikojnë këtë veprim. /Telegrafi/