Please enter at least 3 characters.

Infatino reagon rreth asaj se ka ndihmuar projektin e Superligës Evropiane

2021/05/fifa-gianni-infantino.jpg
434:"Gianni Infantino, president of the International Federation of Association Football (FIFA) , attends the signing a Memorandum of Understanding at Vienna International Centre in Vienna, Austria on September 14, 2020, on the occasion of a new partnership with the United Nation's Office on Drugs and Crime (UNODC) to jointly tackle corruption and crime in football. (Photo by JOE KLAMAR / AFP) (Photo by JOE KLAMAR/AFP via Getty Images)
20:"AFP via Getty Images

Presidenti Gianni Infantino ka thënë se ai ka biseduar me shumë klube rreth Superligës Evropiane, por theksoi se nuk do të thotë që FIFA ishte prapa projektit.

Të gjithë sytë ishin drejt Presidentit në Kongresin e 71-të të FIFA-s, pas zbulimeve të New York Times mbi përfshirjen e tij të mundshme në garën e re.

Por, kreu i FIFA-s e mohoi që ai të ketë qenë pjesë e krijimit të një të ashtuquajtur Superligë Evropiane.

"Ne duhet të shohim faktet, jo thashethemet", ka thënë Infantino në Kongresin e FIFA-s. “Unë kam punuar në pozicione të ndryshme të larta në futboll për dekada".

"Unë kam biseduar me shumë klube dhe Superliga ka qenë një temë diskutimi, të gjithë në futboll e dinë këtë".

“Është përgjegjësi e FIFA-s të diskutojë për futbollin me palët e interesuara. Të dëgjosh disa klube dhe të flasësh me ta, nuk do të thotë që FIFA ishte prapa projektit, duke bashkëpunuar ose duke kurdisur komplot”, ka shtuar ai më tej.

Gazeta amerikane raporton se Infantino dhe 12 klubet që ishin në krijimin e Superligës Evropiane, kanë shkëmbyer ide edhe për Kupën e Botës për Klube. /Telegrafi/