Please enter at least 3 characters.

Incident në një nga autobusët e NTP-së në Shkup

2016/10/Autobus-taxi-me-llogo.jpg

Në stacionin policor gjatë ditës së djeshme është raportuar për dhunë në një nga autobusët e Ndërmarrjes Publike Transportuese në Shkup, njoftojnë nga MPB.

"Me datë 09.01.2023 në ora 14:45 në Stacionin Policor Qendër, M.L.(42) nga Shkupi ka raportuar se rreth orës 01:30 në një autobus të qytetit në zonën e Qendrës, për shkak të marrëdhënieve të prishura, është sulmuar fizikisht nga partneri i saj jashtëmartesor V.S. , i cili më pas është sjellë në mënyrë agresive ndaj udhëtarëve të tjerë të autobusit", njoftojnë nga MPB.