Please enter at least 3 characters.

Inaugurohet objekti i ri i Ambasadës së Republikës së Kosovës në Sofje

2019/11/75398166_2527653164145640_2290028608917340160_n-1.jpg

Në një ceremoni simbolike, Ambasadori i Republikës se Kosovës, Edon Cana, i shoqëruar nga Ambasadorja e Shqipërisë, Donika Hoxha dhe stafet respektive të të dyja ambasadave, kanë inauguruar ambientet e reja të ARKSS-së.

Duke folur për rëndësinë e imazhit te Republikës se Kosovës ne botë, Ambasadori Cana tha se mesazhet promovuese fillojnë nga ambientet e Ambasadës dhe pastaj transmetohen si vlera në dimensionin përfaqësues dhe bashkëpunues me vendin pritës.

Edhe Ambasadorja Hoxha, vlerësoi se ambientet e reja te ARKSS-së janë një motiv shtesë për punë dhe përfaqësim dinjitoz të vendit.

Ambientet e reja të ARKSS-së ndodhen në një lagje me prezencë të konsiderueshme diplomatike, gjë e cila bënë që edhe Republika e Kosovës të jetë e pranishme në një prej zonave më reprezentative të kryeqytetit të Bullgarisë, Sofjes.