Please enter at least 3 characters.

Ilnisa Agolli me ndryshim drastik në dukje - bëhet me flokë ngjyrë portokalli

2024/08/collage-1-9-scaled.jpg

Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Ilnisa Agolli, ka bërë disa ndryshime në dukje kohëve të fundit.

Nga flokët e bardha, në kafe e tani në një ngjyrë krejtësisht tjetër - madje e tillë nuk është shfaqur asnjëherë.

Gazetarja përmes rrjeteve sociale ka zbuluar se këtë herë ka bërë flokët ngjyrë portokalli.

Foto: Screenshot/Instagram

Një ngjyrë e guximshme, por në anën tjetër shihet se i shkon shumë ish-konkurrentes së BBVA.

E njëjta këtë periudhë ka qenë duke shijuar disa pushime të mira me partnerin e saj, Meriton Mjekiqin.

Ata u njohën në Big Brother dhe që aty janë bërë të pandashëm nga njëri-tjetri.

Të njëjtit po ashtu kanë premtuar edhe projekte të reja, por që nuk i kanë shpalosur akoma. /Telegrafi/

Foto: Screenshot/Instagram