Please enter at least 3 characters.

Ilmi Selami: E kuptueshme është frika e qytearëve nga shkuarja e regjistruesve nëpër shtëpi në kushte pandemie

2016/01/ilmi-selami-korrupsioni-p-euml-r-misionet-paqeruajt-euml-se-vet-euml-m-thashetheme-video_hd.jpg

Zëvendësdrejtori i Entit Shtetëror për Statistika, Ilmi Selami thotë se e kuptueshme është frika e qytetarëve që gajtë kohës së pandemisë të pranohen regjistruesit.

Selami në "Rruga drejt" në Alsat këtë e theksoi në pyetjen për frikën e qytetarëve duke parë parasysh gjendjen e përkeqësuar. Sipas tij, Qeveria dhe KSI kanë miratuar protokolle me çka sigurohet një proces më i sigurt i regjistrimit.

"Frika te qytetarët ekziston dhe është e kuptueshme", tha Selami.

Ai theksoi se përderisa nuk ka ndonjë vendim tjetër ata si ESHS duhet të vazhdojnë me realizimin e regjistrimi të popullsisë.

"Deri sa nuk ka ndonjë vendim nga Kuvendi, ne duhet të vazhdojmë me procesin", theksoi Selami./Telegrafi/