Please enter at least 3 characters.

Ilaçe natyrale kundër KOLLËS: shurup për nxjerrje SEKRECIONI nga mushkëritë

2016/12/i-1.jpg

Recetën për përgatitje të shurupit i cili “shkatërron” sekrecionin e dendur dhe qetëson kollën e ka ndarë me ne nëna Gabriela Racz.

Nëse jeni ithtar i ilaçeve nga natyra dhe dëshironi t’i ndihmoni vogëlushit tuaj, i cili vazhdimisht kollitet, po ju japim një recetë shtëpiake për përgatitje të lëngut, i cili eliminon sekrecionin nga organizmi dhe lehtëson frymëmarrjen,  transmeton Telegrafi.

Për këtë ilaç nevojiten:

- 10 lugë supe sheqer,
- 7 fletë dafine,
- Sherbelë (Sallvia officinalis) sa mund të kapësh me një gisht,
- 2 dl ujë.

Përgatitja:1. Sheqerin fërgojeni (karamelizojeni) dhe qiteni në ujë.

2. Kur të bashkohen uji dhe sheqeri, shtoni fletën e dafinës dhe sherbelën.

3. Zieni derisa të përftohet përbërje e ngjitshme (kur e prekni, t’ju ngjitet pak në gishta).

4. Kullojeni dhe ktheni përbërjen të vlojë edhe një herë.

5. Sapo të vlojë, menjëherë hiqeni nga shporeti.

Përdorimi:Fëmijët:E pinë tri herë në ditë nga një lugë kafeje.

Të rriturit: Tri herë në ditë nga një lugë supe.

/Telegrafi/