Iku në MLS, por Thomas Muller pranon: Barcelona ishte në mendjen time
Në verën e vitit 2025, Thomas Muller i dha fund një epoke 25-vjeçare te Bayern Munich për t’u transferuar te Vancouver Whitecaps në MLS.
Tani, 36-vjeçari ka zbuluar se kishte mundur ta konsideronte një kalim te Barcelona në rast që Hansi Flick do ta kishte ftuar.
“Doja të largohesha nga Evropa. Mund të ketë pasur një ose dy opsione”.
“Le të themi që po të më kishte telefonuar Hansi Flick, i cili më njeh shumë mirë, dhe po të më kishte pëlqyer roli te Barcelona – ndoshta do të kisha thënë: mund ta imagjinoj diçka të tillë”, tha Muller për “Blickpunkt Sport”.
Për Mullerin, ideja për të veshur fanellën e Barcelonës do të kishte qenë tërheqëse: “Je në një klub të madh, e di çfarë presin njerëzit prej teje”.
Megjithatë, ai theksoi se nuk do të zgjidhte kurrë një skuadër pa vizion të qartë sportiv.
“Nëse luan në një ekip dhe nuk mund të kuptosh në çfarë drejtimi po shkon sezoni, cila është roli yt, çfarë presin tifozët – ajo nuk është për mua”.
Gjermani gjithashtu konfirmoi se një kalim në Australi ishte diskutuar seriozisht.
“E thashë: dhjetë orë fluturim direkt çdo ditë apo 24 orë me tre ndalesa… ‘Atëherë bëjmë Vancouverin’ – kështu që diskutimi u mbyll shpejt, të gjithë u pajtuam”./Telegrafi/


