")
Please enter at least 3 characters.

IKSHPK jep rekomandime se si të parandalohen sëmundjet që barten me ujë

2021/07/221931520_3938074916320483_386781481269086227_n.jpg

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë (IKSHPK) përmes një komunikate drejtuar mediave ka thënë se duhet parandaluar sëmundjet që barten me ujë.

IKSHPK në komunikatë thotë se “Uji i pijshëm duhet të jetë brenda kritereve të përcaktuara sipas rregulloreve në fuqi, në mënyrë që mos të dëmtojë organizmin”.

“Uji luan rol të rëndësishëm për organizmin e njeriut. Ndotja e ujit dhe përdorimi i tij ndikon në shëndetin e njeriut”, thuhet në njoftim.

Më tej, IKSHPK pohon se nga përdorimi i ujit të ndotur shkaktohen më shumë se 200 sëmundje, disa prej të cilave shkaktohen nga ndotja e ujit me jashtëqitje të njeriut ose të kafshëve.

Rekomandimet e IKSHPK-së për parandalimin e sëmundjeve që barten me ujë:• Konsumoni ujë të sigurt/ të dezinfektuar për pije. Në mungesë të tij, vlojeni ujin së paku 10 minuta dhe ftoheni para përdorimit.• Ruani ujin në enë të pastërta.• Mos kyçni bunaret në rrjetin e ujësjellësit.• Lani duart para dhe pas përgatitjes dhe ngrënies së ushqimit.• Lani duart me ujë të pastër dhe sapun pas përdorimit të toaletit, ndërrimit të pelenës së fëmijës, kujdesit ndaj personit tjetër si dhe kujdesit ndaj kafshëve.UJI I PASTËR – SËMUNDJA LARG".

Ndryshe, javë më parë mbi 1 mijë persona në Deçan dyshohet se janë helmuar nga uji i pijshëm. /Telegrafi/