II (GJYQI I MBRAMË)
27/02/2023
Poezi nga: Antonin ArtaudPërktheu: Fadil Bajraj
jam unë
Njeriu
që do të jem gjykatës
ditën e kiametit
jam unë
që të gjitha elementet
e trupave dhe gjërave
do të vijnë të më referohen
është gjendja e trupit
tim që do ta bëj
Gjyqin e Mbramë


