Please enter at least 3 characters.

Igumenicë: Gjendet me kokë të prerë 25-vjeçari shqiptar

2016/05/unnamed-4.jpg

Një shtetas shqiptar është gjetur i vrarë në Igumenicë. Mediat greke raportojnë se viktima është rreth 25 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gliki, në një stallë bagëtish, ku i riu shqiptar është gjetur nga fermerë të zonës me kokë të prerë.

Trupi u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore në qytetin e Selanikut.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.