Idrizi: E dinim se do ishte vështirë, i lumtur me tri pikët
05/03/2021
Trepça ’89 ka marrë një fitore tejet të vlefshme, por shumë të vështirë në udhëtim te Besa e Pejës (2-1).
Kryetrajneri i kësaj skuadre, Shpëtim Idrizi ka mbetur i kënaqur me fitoren e arritur, teksa tregon se çfarë u tha futbollistëve para ndeshjes:
“E kemi ditur që do jetë një ndeshje e vështirë, pasi që Besa na ka mposhtur në takimin e parë. U kam thënë futbollistëve të jenë të përgatitur psiçikisht dhe të vëmendshëm gjatë gjithë kohës".
Trepça ’89 tashmë renditet në pozitën e pestë të renditjes tabelare dhe ka të grumbulluara 31 pikë.
Në takimin e radhës ‘minatorët’ e presin në shtëpi Feronikelin. /Telegrafi/


