Please enter at least 3 characters.

Identifikohet i dyshuari që vodhi disa qengja në Prizren, dërgohet në në mbajtje

Me datën 23.06.2026, rreth orës 13:00, hetuesit policorë nga Stacioni Policor Prizren Veri kanë identifikuar dhe kanë lokalizuar të dyshuarin D. T., mashkull 62 vjeçar nga fshati Serbicë e Poshtme e Prizrenit, i dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’.

Sipas një njoftimi të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i njëjti dyshohet se me datën 14.06.2026 ka vjedhur disa qengja me vlerë rreth 1 mijë euro në fshatin Pirane dhe më pas i ka shitur te persona të ndryshëm.

“Me vendim të prokurorit të Shtetit, ndaj tij është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë dhe është ngritur kallëzim penal. Në vazhdim të hetimeve, me datën 24.06.2026, hetuesit policorë kanë gjetur tre nga qengjat e vjedhur në oborrin e një shtëpie në fshatin Serbicë e Poshtme. Pas procedurave ligjore, qengjat e sekuestruar iu kthyen pronarit të tyre. Hetimet për rastin vazhdojnë me qëllim identifikimin e personave të tjerë të implikuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/