Please enter at least 3 characters.

Ice Cube rikthehet me albumin “Everythangs Corrupt”

2018/12/ICeCube.jpg
177:"BROOKLYN, NY - AUGUST 24: Ice Cube performs during the BIG3 Championship at the Barclays Center on August 24, 2018 in Brooklyn, New York. (Photo by Al Bello/BIG3/Getty Images)
17:"BIG3/Getty Images

Ice Cube është rikthyer dhe ikona e hip hopit vazhdon të tregojë veten me albumin e ri.

“Everythangs Corrupt” është albumi i parë i reperit amerikan në tetë vjet.

Reperi i qëndron rolit të tij të zakonshëm në interpretim duke kapur tema të forta në 16 këngët e këtij albumit.

“Everythangs Corrupt” është albumi i dhjetë solo që prej vitit 2010 dhe krijimit “I Am the West”.

Ai është i angazhuar edhe në projekte tjera si xhirimet e pjesës së fundit të “Friday”, filmi “Last Friday”.

Theksojmë se reperi bëri bujë me këngën “Arrest The President” që është pjesë e këtij albumi, përmes të cilës kërkonte arrestimin presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Në këngën e publikuar para disa javësh, ai e komenton pa kompromis dhe shumë ashpër politikën e qeverisë aktuale të SHBA-ve.

“Arrest The President” është një prej këngëve të shumëpritura që janë pjesë e albumit të ri, ndërsa teksti flet se ekzistojnë fakte për arrestimin e presidentit. /Telegrafi/