Icardi rikthehet në stërvitjet e Interit, mund të luajë kundër Lazios
293:"MILAN, ITALY - SEPTEMBER 18: Mauro Emanuel Icardi of FC Internazionale celebrates his goal during the Group B match of the UEFA Champions League between FC Internazionale and Tottenham Hotspur at San Siro Stadium on September 18, 2018 in Milan, Italy. (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)
12:"Getty Images
21/03/2019
Sulmuesi i Interit, Mauro Icardi ka rifilluar stërvitjet me klubin pas gjashtë javësh të mbetjes jashtë fushave të blerta.
ANSA raporton se argjentinasi ka stërvitur me shokët në Appiano Gentile për herë të parë që nga 13 shkurti.
Agjencia shton se drejtuesit e Nerazzurrit ishin gjithashtu të pranishëm, mes tyre edhe menaxheri i përgjithshëm, Beppe Marotta.
Argjentinasi nuk ka luajtur që kur iu hoq shiriti i kapitenit i klubit italian gjatë muajit të kaluar pasi që po refuzon të vazhdoj kontratën.
Megjithatë, 26-vjeçari ka filluar të ushtroj dhe mund të thirret për ndeshjen e ardhshme të Interit në Serie A kundër Lazios më 31 mars.
Ndryshe, futbollisti është lidhur kohët e fundit me një kalim te skuadra spanjolle e Real Madridit. /Telegrafi/


