Ibrahimovic si në ditët më të mira - shënon dy gola, njërin duke e kaluar portierin
Zlatan Ibrahimovic është duke e mbajtur mbi super Milanin në natën e sotme, në ndeshje ndaj Sassuolos, ku rezultati pas pjesës së parë është 2-1.
Suedezi ka qenë në formë të jashtëzakonshme duke shënuar dy herë në pjesën e parë.
Fillimisht Ibra ka shënuar në minutën e 19-të ku pas një harkimi në zonë shënoi me kokë për 1-0.
Zlatan Ibrahimovic gives AC Milan the lead with a beautiful header. #SassuoloMilan#SempreMilanpic.twitter.com/wtI9x5ncaY
— Football World (@FTTV10) July 21, 2020
Sassuolo barazoi me anë të një penallti, ku Stefano Caputo ishte i saktë nga pika e bardhë 1-1.
Krejt në fund të pjesës së parë, Ibrahomovic me një lëvizje të bukur kaloi portierin dhe shënoi për 2-1.
Ibrahimovic with his second in the match! 1-2! pic.twitter.com/jgU0aWubsF
— Milan Fans Macedonia (@MilanFansMK) July 21, 2020
Milan me këtë lojë po shkon drejt fitores./Telegrafi/


