Please enter at least 3 characters.

Ia vjedhin veturën nga oborri i shtëpisë në Gjilan, ankuesi thotë se brenda saj ndodheshin edhe 5 mijë euro

Një person ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij ia kanë vjedhur veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur të mërkurën rreth orës 00:45, në Gjilan.

Tutje thuhet se sipas ankuesit, në veturë kishte edhe 5000 € para të gatshme.

“Gjilan 17.06.2026 - 00:45. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur në oborrin e shtëpisë së tij, ia kanë vjedhur veturën dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Sipas ankuesit, në veturë kishte edhe 5000 € para të gatshme”, thuhet në raport. /Telegrafi/