Ia merr zinxhirin e arit një gruaje në ashensor, policia arreston të dyshuarin në Fushë Kosovë
19/08/2026
Një grua ka raportuar në Polici se një person i panjohur i ka grabitur një zinxhir ari nga qafa, në derën e një ashensori.
Sipas Policisë, i dyshuari pas grabitjes është larguar me një veturë me targa vendore. Viktima nuk ka pësuar lëndime, por ka pranuar tretman mjekësor për shkak të shqetësimit.
Pas hetimeve, Policia ka arritur ta lokalizojë dhe arrestojë të dyshuarin, një mashkull kosovar.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti është iniciuar si “Grabitje”. /Telegrafi/


