Please enter at least 3 characters.

Ia jep granatën mikut me siguresën e hequr, policia ukrainase ia lidh dorën me ngjitës që të mos shpërthen (Video)

2018/08/ukraina.jpg
23:"© CEN/dp.informator.ua

Ky është momenti kur një grup policësh rrethojnë një burrë në Ukrainë, pasi pas një zënke një mik ia kishte hequr siguresën granatës së dorës.

Miku i këtij burri, një ushtarak në armatën e Ukrainës, ia kishte hequr siguresën granatës së dorës dhe ia kishte lëshuar në duar - duke u zhdukur pa gjurmë nga vendi i ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Ushtaraku që ishte kthyer nga detyra e tij në Donbass në pjesën lindore të Ukrainës, i kishte thënë mikut të tij që ta mbajë në dorë granatën.

Por, është interesant fillimisht i është dukur si celular, por më pas e kishte kuptuar se bëhet fjalë për një granatë dore. Ai menjëherë e kishte shtrënguar me fortë nga frika se mund të shpërthen, dhe kështu i kishte telefonuar policisë për ta ndihmuar.

Me të mbërritur në vendin e ngjarjes ata ia lidhën dorën më ngjitës derisa të shfaqen ekipet e specializuara për deminim. Për fat të mirë, gjithçka ka përfunduar siq është më së miri, ndërsa miku i këtij burri që ia kishte dhënë granatën është arrestuar nga policia. /Telegrafi/

<span></span>