Please enter at least 3 characters.

I riu nga Palestina tregon jetën dhe rutinën e tij në Rripin e Gazës – videot e tij marrin miliona klikime në TikTok

2024/05/rripi-i-gazes.jpg

Një i ri nga Palestina ka shfrytëzuar rrjetin social TikTok për të treguar sesi zhvillohet jeta në Rripin e Gazës.

Përmes videove të shkurta ai numëron gjërat që i ka kërkuar në Gazë – duke filluar nga uji dhe ushqimi, derisa vazhdimisht në prapavijë dëgjoheshin aeroplanët izraelitë duke kryer sulme ajrore, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Medo Halimy i cili me videot e tij është bërë viral dhe ka marrë miliona shikime.

Përmes tyre ai tenton të tregojë për vuajtjet e palestinezëve në muajt ku po zhvillohen luftimet e ashpra mes Hamasit dhe ushtrisë izraelite.

Në njërën nga videot e tij, Halimy shfaqet në Khan Younis ku pothuajse as edhe një ndërtesë apo shtëpi nuk ka mbetur pa u shkatërruar nga sulmet ajrore dhe tokësore të ushtrisë izraelite. /Telegrafi/