Please enter at least 3 characters.

I riu në Teksas vdes nga i ftohti, familja e tij paditi kompaninë e energjisë për neglizhencë

2021/02/Teksas-3.jpg

Familja e një 11-vjeçari i cili vdiq nga moti i ftohtë në Teksas të SHBA-së ka ngritur një padi prej 100 milionë dollarësh kundër kompanive të energjisë për neglizhencë.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, Cristian Pineda u gjet pa ndjenja javën e kaluar nga nëna e tij në shtëpinë e tyre lëvizëse mes temperaturave të ngrirjes.

Miliona njerëz mbeten pa energji elektrike në një mot jashtëzakonisht të ftohtë, që la të vdekur disa persona në shtetet e jugut në SHBA.

Familja dyshon që djali i tyre vdiq nga hipotermia por policia thotë se rezultatet zyrtare të autopsisë mund të zgjasin me javë.

Padia akuzon firmat e shërbimeve për vendosjen e “fitimeve mbi mirëqenien e njerëzve”, duke dështuar të përgatiten siç duhet. /Telegrafi/