I mjaftojnë vetëm 6 minuta - Ardit Tahiri zhbllokohet në kampionatin ukrainas
05/09/2026
Ardit Tahiri ka qenë heroi i Kolos Kovalivkës, duke shënuar në minutën e 91-të për t’i siguruar skuadrës së tij një pikë në udhëtim.
Kolos Kovalivka ka barazuar 2-2 me Kryvbasin të shtunën, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e pestë të elitës së futbollit ukrainas.
Sulmuesi kosovar u inkuadrua në lojë në minutën e 84-t, ndërsa vetëm pak minuta më vonë realizoi golin e barazimit për 2-2, duke e shpëtuar Kolosin nga humbja.
Tahiri u zëvendësua në fund të ndeshjes nga Arinaldo Rrapaj, ndërsa bashkëlojtari i tyre, Irgi Kasalla, u inkuadrua në fillim të pjesës së dytë.
Për 23-vjeçarin ky ishte goli i parë në këtë edicion të elitës ukrainase.
Tahiri ka shënuar gjithashtu një gol në Kupën e Ukrainës këtë sezon. /Telegrafi/


