I mituri ther me thikë një person, i dyshuari dërgohet në mbajtje
25/03/2026
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një i mitur ka ther me thikë një person në Bardhosh të Prishtinës.
Rasti ka ndodhur të martën, në ora 13:30, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje për lëndim të rëndë trupor.
“Bardhosh, Prishtinë 24.03.2026-13:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i mitur pasi që i njëjti ka therë me thikë viktimën mashkull kosovar”, thuhet në raport.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/


