Please enter at least 3 characters.

I maskuar në Pejë hyn përmes dritares së shkollës dhe vodhi katër ditarë në sallën e arsimtarëve, rasti po hetohet

2022/03/hajnat.jpg

Drejtori shkollës ka njoftuar se gjatë natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës së arsimtarëve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën rreth orës 02:03 në fshatin Jabllanicë e Vogël, në Pejë.

Tutje bëhet e ditur se veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë.

“Ankuesi mashkull kosovar, drejtori i  shkollës, ka njoftuar se gjate natës një person i panjohur i maskuar ka thyer dritaren e një klase dhe përmes dritares së thyer ka hyrë në brendi të shkollës ku kishte dëmtuar derën e sallës se arsimtareve dhe prej aty kishte vjedhur katër ditarë dhe ishte larguar nga ai lokacion. Veprimet e të dyshuarit janë kapur nga kamerat e sigurisë së shkollës. Rasti po hetohet nga policia”, thuhet në raport. /Telegrafi/