Please enter at least 3 characters.

I maskuar dhe i armatosur plaçkiti një zyrë banke në Shkup

2016/01/grabitje-me-arm-euml-si-n-euml-p-euml-r-filma_hd.jpg

Një bankë ka qenë cak i një plaçkitje në mëngjesin e sotë, njofton Sektori për Punë të Brendshme në Shkup.

Rasti ka ndodhur në rrugën "Bllagoja Stefanovski" në Shkup, ku ndodhen zyrat e "Stopanska Banka".

Një person i maskuar dhe i armatosur ka hyrë bë zyra dhe nga të punësuarit ka marrë rreth 100 mijë denarë dhe 1500 euro.

Policia ka ndërmarrë masa për gjetjen e personit përgjegjës./Telegrafi/