I dyshuari për krime lufte në Bosnjë “piu helmin” në gjykatë (Video)
29/11/2017
Një seancë dëgjimore për apel për krime lufte në Hagë është pezulluar pasi i akuzuari me sa duket mori helm në dëgjimin e aktgjykimit.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për Slobodan Praljak, një nga gjashtë ish udhëheqësit politikë dhe ushtarakë kroatë të Bosnjës që u paraqiten para gjykatës.
Ai u dënua me 20 vjet burgim në vitin 2013 për krime në Lindje të Mostarit.
Kur dëgjoi se dënimi i tij ishte pranuar, ai i tha gjyqtarit: "Kam marrë helm".
Pas këtij veprimi, gjykata ka suspenduar seancën./Telegrafi/


