Please enter at least 3 characters.

I dehuri merr pije alkoolike dhe nuk i pagoi, arrestohet nga policia në Prishtinë

2023/12/Policia-Zjarrfiksit-autoambulanta-emergjenca-foto-Ridvan-Slivova-4.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person është arrestuar në Prishtinë, për shkak se në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar.

Sipas Policisë, i dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit, e ka përsëritur veprimin e njëjtë disa herë më përpara.

Ndërkaq, rasti është cilësuar si “Ngacmim”.

“Rr. Nazim Gafurri, Prishtinë 02.02.2024 – 15:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në gjendje të dehur kishte marrë pije alkoolike nga një market dhe nuk i kishte paguar. I dyshuari sipas ankueses-punëtore e marketit, e ka përsëritur veprimin e njëjtë disa herë më përpara. Në momentin e arrestimit i dyshuari kishte pasur në dorë një palë gërshërë të cilat i përdorur si mjet kërcënimi”, thuhet në raport.

Në raport bëhet e ditur se në konsultim me prokurorin i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/