Please enter at least 3 characters.

I burgosuri arriti të ikte nga gjykata, me pranga në duar (Video)

Gerald Hyde, i burgosur për posedim dhe shitje narkotikësh, është dërguar në gjykatë, për të marrë pjesë në një seancë kur e ka shfrytëzuar mundësinë të largohet, transmeton Telegrafi.

Duke dalë nga një sallë e zbrazët, ai e ka hequr bluzën dhe i ka mbuluar prangat, ndërsa gjatë rrugës, i ka zbathur edhe papuçet e burgut.

Kështu i zbathur, ai ka arritur të arratiset për dy orë, por Policia e ka gjetur dhe arrestuar sërish. /Telegrafi/