Please enter at least 3 characters.

Hyseni: Ende ka njerëz me prirje radikale në veri

2016/12/Skender-Hyseni-konference-11-gusht-foto-Ridvan-Slivova-5-e1476181454589-380x233.jpg

Gjendja e sigurisë në vend është stabile, por s’duhet të ndihemi komod, thotë ministrit i Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni.

“Në veri të vendit situata është nën kontroll, ani pse ende ka njerëz me prirje radikaliste nga strukturat e mbetura serbe në këtë pjesë”, thotë ai për RTV21, duke shtuar se në atë pjesë vërehet edhe ndikimi rus. “Nuk ka formacione ushtarake në pjesën veriore të veriut - në kuptimin e formacioneve klasike. Ne do të bënim gabim të madh nëse themi se në veri të gjithë janë engjëj, sepse nuk janë”.