Please enter at least 3 characters.

Hysaj u shmanget gazetarëve, ndërsa thotë se do ikë në pushime

2024/06/hysaj.png

Kombëtarja e Shqipërisë u rikthye sot në Tiranë, pas përfundimit të aventurës së Euro 2024.

Me të zbarkuar, gazetarët kanë nxituar të intervistojnë mbrojtësin Elseid Hysaj, por ky i fundit nuk ka preferuar diçka të tillë.

“Jo, se do ik, kam edhe unë pushime, nuk do rri këtu” – dëgjohet të thotë mbrojtësi.

Kujtojmë se Hysaj është një nga më të kritikuarit, për paraqitjet e tij në kompeticionin më të rëndësishëm për shtete në Evropë. /Telegrafi/