Please enter at least 3 characters.

Humbi kontrollin gjatë drejtimit të automjetit, vdes një person në Ferizaj

2021/05/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2-780x439-1.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Mirosalë në Ferizaj ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet.

“Është raportuar se një mashkull kosovar derisa ishte duke drejtuar automjetin e tij nga pakujdesia ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rrugës. Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekjeprurës ka pësuar vetë drejtuesi”, thuhet në raport.

Njësit relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ekipi mjekësor ka konfirmuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. /Telegrafi/