Please enter at least 3 characters.

Humb jetën një person në Rahovec, u rrokullis me traktor

2019/06/auto_aksident-traktor-645x3581480151762-696x386.jpg

Një person ka humbur jetën ditën e diel në Rahovec, pas rrokullisjes me traktor.

Policia njofton se rasti ka ndodhur në një fushë-arë, transmeton Telegrafi.

"Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion", thuhet në njoftim.

Rasti është duke u hetuar. /Telegrafi/