Please enter at least 3 characters.

Humb jetën një grua gjatë një aksidenti në rrugën Gostivar-Kërçovë

2017/08/Aksident-foto-1-1-735x400.jpg

Një person ka ndërruar jetë në aksidentin rrugor që ka ndodhur gjatë mëngjesit të sotëm në rrugën magjistrale Gostivar - Kërçovë.

Aksidenti ka ndodhur në afërsi të "Dllapnik Doll" rreth orës shtatë kur vetura me regjistrim të Strugës është rrokullisur dhe ka dalur nga rruga, me çka në vendin e ngjarjes ka ndërruar jetë 54-vjeçarja nga fshati Oktisi i Strugës.

Kompetentët punojnë në zbardhjen e rastit dhe me informacione më të detajuara SPB Ohër do të del me konferencë për shtyp./Telegrafi/