Humb jetën në një aksident trafiku në Zvicër djali i heroit të kombit Jashar Salihu
Një aksident i rëndë trafiku që ndodhi mbrëmjen e së dielës në Zvicër, i mori jetën Blerim Salihut, djalit të heroit të kombit, Jashar Salihu.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët e të ndjerit.
“Familjarë shokë dhe miq, me dhimbje të thellë ju njoftoi se mbrëmë pas një aksidenti tragjik në Zvicër, ka humbur jetën djali i axhës tonë Blerim Jashar Salihu, (Blerimi ishte i biri i Gjeneral Jashar Salihut)”, thuhet në njoftimin mortor.
Për vdekjen e tij ka reaguar edhe ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, teksa ka shprehur dhimbjen për humbjen e parakohshme të Blerimit.
"I hidhur lajmi për ndarjen nga jeta të të riut Blerim Salihu, djalit të Heroit të Kombit dhe bashkëluftëtarit tonë, Jashar Salihu.Në këto çaste dhimbjeje, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për nënën e Blerimit, Nerxhivanen, bashkëshorten Albanën, vëllezërit Taulantin dhe Dardanin, si dhe për gjithë familjen atdhetare Salihu nga Batusha e Gjakovës", ka shkruar Haradinaj./Telegrafi/


