Huddersfield e blen përfundimisht Hadergjonajn, mbrojtësi shqiptar i lumtur me transferimin
Florent Hadergjonaj është edhe zyrtarisht lojtar i skuadrës angleze, Huddersfield Town.
Mbrojtësi nga Kosova, i cili para disa ditësh zgjodhi ta përfaqësoj Zvicrën u transferua gjatë verës në Angli te Huddersfildi me formulën e huazimit.
Por, skuadra angleze nuk ka pritur fundin e sezonit për të bërë të përhershme marrëveshjen me Hadergjonajn, i cili i ka bindur drejtuesit e klubit.
"Huddersfield është i lumtur të ju lajmëroj se ka kompletuar në mënyrë të përhershme transferimin e Florent Hadergjonajt nga Ingolstadti".
"Flo ka nënshkruar marrëveshje tri vjeçare, e cila zgjat deri në verën e vitit 2021!", thuhet në njoftimin e klubit nga Liga Premier, ku shifra e transferimit nuk specifikohet.
Me transferimin e përhershëm te Huddersfield ndihet i lumtur edhe Hadergjonaj, i cili i ka falënderuar të gjithë që e kanë uruar.
Hadergjonaj prezantohet para shokëve të skuadrës, këndon këngën më të bukur në gjuhën shqipe (Video)
"Vërtetë i lumtur që po bashkohem përfundimisht me The Therriers, faleminderit për të gjitha mesazhet mbështetëse", ka shkruar Hadergjonaj në profilin e tij në Twitter.
Ndryshe, mbrojtësi me prejardhje nga Deçani ka zhvilluar 15 ndeshje deri më tani me Huddersfieldin në Ligën Premier dhe tash e disa ndeshje ka fituar vendin e titullarit. /Telegrafi/


