Please enter at least 3 characters.

HTC do ta prodhojë tabletin e ri Google Nexus 10?

2016/01/htc-do-ta-prodhoj-euml-tabletin-e-ri-google-nexus-10_hd.jpg

Sipas mediave tajvaneze thuhet se HTC tashmë ka nënshkruar një marrëveshje me Google për të prodhuar tabletin e ri të Google, versionin e ri të Nexus, për të cilin thuhet se do të jetë një tablet me specifika tejet të avancuara.

Tableti i avancuar i Google Nexus pritet të prezantohet në fund të këtij viti. Ende nuk dihet se cilat do të jenë specifikat e tabletit të avancuar të Google Nexus tablet edhe pse besohet se do të jetë një model i ri i linjës Nexus 10.

Ka zëra që thonë se Google është duke menduar të krijojë Google Nexus Pro, ngjashëm sikurse Samsung e ka lansuar versionin e tabletit Galaxy Note Pro. / Telegrafi /