Please enter at least 3 characters.

Hoxhaj: Qeveria ka mbështetjen time për aplikim në Këshill të Evropës

2022/02/Enver-Hoxhaj-Interviste-foto-Ridvan-Slivova-13-e1645622500869.jpg

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës Enver Hoxhaj, ka thënë se është mirë që Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës.  

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Hoxhaj ka thënë se qeveria ka mbështetjen e tij të plotë.

“Është mirë që Kosova aplikoi për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Si nënkryetar i Kuvendit të Kosovës nga opozita, qeveria ka mbështetjen time të plotë dhe ftoj të gjithë miqtë e mi në Asamblenë parlamentare të Këshillit të Evropës, të mbështesin pranimin tonë”, ka shkruar Hoxhaj.