Hoxhaj: Platforma për dialogun reflekton vullnetin e Kosovës për normalizim me Serbinë
14:"Ridvan Slivova
15/02/2019
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaja ka thënë se platforma e Kosovës për dialogun me Serbinë reflekton vullnetin demokratik dhe përkushtimin për të zhvilluar raporte normale dhe paqësore me Serbinë.
Në një postim në Twitter, Hoxhaj tha se tani është koha që Serbia të tregojë seriozitetin dhe vullnetin politik për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe njohjen e ndërsjellë.
“Platforma e Kosovës për dialogun me Serbinë reflekton vullnetin tonë demokratik dhe përkushtimin për të zhvilluar raporte normale dhe paqësore me Serbinë. Tani është koha që Serbia të tregojë seriozitetin dhe vullnetin politik për arritjen e paqes së qëndrueshme dhe njohjen e ndërsjellë”, ka shkruar Hoxhaj.


