Please enter at least 3 characters.

Hoxha: Qytetarët i bashkohen vizionit tonë, për fuqizimin e sundimit të ligjit

2019/10/71375066_10102896579318635_1345789609488941056_n.jpg

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Dhurata Hoxha, mori pjesë në takimin elektoral në Prishtinë, në lagjen “Dardania”, të cilin e cilësoi takim i mesazhit të fitores së PDK-së.

"Takimi në "Dardani", përcolli mesazhin e fitores së madhe të PDK-së dhe vlerave për shtet të mundësive e gjasave të barabarta", ka shkruar Hoxha në Facebook.

Po ashtu, ajo ka cekur se qytetarët i bashkohen vizionit për fuqizimin e sundimit të ligjit.

“Qytetarët i bashkohen vizionit tonë, për fuqizimin e sundimit të ligjit. Ndërtojmë të ardhmen, për Ty dhe Shtetin. #PDK112 #KadriVeseli1 #DhurataHoxha27”, vijon shkrimi i Dhurata Hoxhës./Telegrafi/