Please enter at least 3 characters.

Hoxha me Kukësin lakmon titullin

2016/01/hoxha-me-kuk-euml-sin-lakmon-titullin_hd.jpg

Kukësi në fundjavën që lamë pas mundi Kastriotin me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 16-të, ndërsa kuksianët aktualisht renditën në pozitën e tretë me 25 pikë të tubuara.

Ish mesfushori i disa skuadrave elitare të vendit tonë, por që tani po bën karrierë në futbollin shqiptar, ka thënë se është i kënaqur me rezultat e skuadrës së tij pavarësisht fillimit jo të mirë të garave.

“Në fillim të sezonit kemi pasur disa probleme, por ia dolëm që të rimarrim veten dhe arritëm në vendin e tretë. Sigurisht se jam i kënaqur që Kukësi tashmë gjendet në pozitën e tretë”, ka thënë Hoxha për KosovaPress.

Një nga lojtarët më të rëndësishëm tek Kukësi, mendon se skuadra e tij do të luftojë deri në fund për titull të kampionit.

“Synimet e Kukësit janë titulli i kampionit, ndërsa ambiciet minimale janë Kupat e Evropës. Unë jam i bindur se ne kemi potencial që ta ndjekim titullin. Besoj se ne do të jemi në njërën nga kupat evropiane”, ka theksuar Hoxha.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë të mbetet pjesë e Kukësit deri në fund të sezonit pasi që akoma ka kontratë më këtë skuadër, e që në sezonin e kaluar Kukësi ishte befasia më e këndshme e futbollit shqiptar. /KP/Telegrafi/