Hoxha: E mbështesim punën e PSP-së
24/11/2016
Kryetari i Odës Ekonomike Veriperendimore të Maqedonisë, Nebi Hoxha ka thënë se janë mbështetësit kryesor të punës së Prokurorisë Speciale Publike në punën e tyre, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Në pyetjen e gazetarëve rreth lëndës ''Shënjestra'' të hapur nga PSP ku thuhet se shteti ka përgjuar politikanë, gazetarë dhe biznesmenë, Hoxha është përgjigjur ''E mbështesim punën e Prokurorisë Speciale Publike dhe për këtë ne e kemi thënë edhe më herët. Nuk kemi ndonjë informacion shtesë për atë se a është përgjuar ndonjë biznesmenë, pjesë e OEMVP-së por në përgjithësi e mbështesim punën e kësaj Prokurorie. Puna e PSP-së lidhet me punën e paligjshme të bizneseve dhe e vërteta duhet të del në pah.'' tha Hoxha./Telegrafi/


