Hoti tregon për çështjet që do të diskutohen në mbledhjen e përbashkët Kosovë-Maqedoni Veriore
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka bërë të ditur çështjet mbi të cilat ai dhe homologu i tij i Maqedonisë Veriore, Zoran Zaev janë dakorduar gjatë vizitës në Shkup.
Hoti, përmes një postimi në Fcebook, tha se pika e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup, gazsjellësi Shkup-Prishtinë, rruga Prizren-Tetovë, qendra e përbashkët e skijimit, janë çështjet për të cilat janë dakorduar me kryeministrin Zaev.
“Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive Kosovë-Maqedoni Veriore”, ka shkruar Hoti, përcjell Telegrafi.
Postimi i plotë i Hotit:"Me Kryeminsitrin Zaev u dakorduam për:- Pikën e përbashkët kufitare, ku lidhet autostrada Prishtinë-Shkup,- Gazsjellësin Shkup-Prishtinë,- Rrugën Prizren-Tetovë,- Qendër të përbashkët skijimi.Këto dhe çështje të tjera diskutohen në mbledhjen e përbashkët të dy Qeverive. ?????", ka shkruar kryeministri Hoti.
Ndryshe, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar mbledhje ndër-qeveritare mes Kosovës dhe Maqedonisë. Ai ka thënë se kjo do të ndodhë posa të krijohen kushtet epidemiologjike.
Të njëjtën e ka konfirmuar edhe kryeministri Hoti, i cili ka thënë se sapo të krijohen kushtet do të mblidhen për të identifikuar mundësitë për arritjen e marrëveshjeve të reja mes dy vendeve. /Telegrafi/


