Please enter at least 3 characters.

Hoti: Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë

2020/07/107712933_3441024895958840_3701279023722189352_o.jpg
13:"LEUTRIM_LIKAJ

Kryeministri Avdullah Hoti priti sot përfaqësuesit e komunitetit boshnjak të Kosovës të cilëve u printe Rasim Demiri, kryetar i koalicionit VAKAT dhe deputet i Kuvendit të Kosovës.

Takimi u mbajt në prag të 25 vjetorit të Masakrës së Srebrenicës në të cilën forcat serbe vranë 8372 civilë boshnjakë.

“Tragjedia e Srebrenicës nuk mund të harrohet asnjëherë”, tha kryeministri Hoti i cili në emër të Qeverisë së Kosovës dhe për t’i nderuar viktimat e kësaj tragjedie kërkoi që nesër në të gjithë Kosovën, në orën 13:00, të mbahet një minutë heshtje.

Duke folur për gjendjen e sotme si pasojë e pandemisë Covid-19, Hoti shprehu gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës që ta ndihmojë komunitetin boshnjak të Kosovës, por edhe të Sanxhakut për ta përballuar këtë sfidë të rëndë.