Please enter at least 3 characters.

Hoti: Të ndërmerren masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i ekonomisë

2020/02/Demokracia-ne-Veprim-DnV-konference-Procesi-Zgjedhor-2019-Avdullah-Hoti-foto-Ridvan-Slivova-19.jpg

Kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti ka thënë se pandemia COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik.

Hoti përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se duhet të ndërmerren masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend.

Postimi i plotë:Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte. Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend.
Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare.
/Telegrafi/