Please enter at least 3 characters.

Hoti: Të hënën takimi në Bruksel, Qeveria ende pa qëndrim të qartë

2022/02/Seanca-per-rezoluten-e-gjenocidit-serb-ndaj-shqiptareve-Avdullah-Hoti-foto-Ridvan-Slivova-72.jpg
14:"Ridvan Slivova

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti në emër të Grupit parlamentar të LDK-së tha se të hënën në Bruksel është takimi me Serbinë për dialogun, ndërkaq siç tha ai ende nuk është i qartë pozicioni që do të  mbajë Qeveria e Kosovës. 

Hoti kërkoi të dijë se cila është përmbajtja e plotë dhe finale e Planit evropian, cili është qëndrimi i Qeverisë së Kosovës dhe çfarë vërejte kanë dërguar, raporton Telegrafi.

Deputeti i LDK-së kërkoi të njoftohet me pozicionin e Qeverisë sidomos me marrëveshjen për Asociacionin, pasi siç tha ai këtë marrëveshje e kanë kundërshtuar duke përdorë edhe akte të dhunshme.

“A është Kurti kundër marrëveshjes së Asociacionit që e ka kundërshtuar edhe me akte të dhunshme, apo është pro me disa kushte që i ka prezantuar që besoj se vetëm sa me e ruajt fytyrën.... është obligim kushtetues që të njoftohet Kuvendi...”, tha Hoti. /Telegrafi/