Please enter at least 3 characters.

Hoti: Mustafa nuk është në listën e LDK-së për deputet

2017/05/Avdullah-Hoti-foto-ridvan-slivova-1.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka zbuluar se kryeministri në largim, Isa Mustafa, nuk do të jetë në listën e kësaj partie për deputet.

Ai ka thënë se bartës i listës do të jetë vet ai, kurse për fatin e Vjosa Osmanit ka thënë se duhet të pritet deri në finalizimin e listës - sot në orën 24:00.

“Jo, zotëri Mustafa nuk është në listë. Unë do t’i prij listës. E tëra që mund të ju them është se do të befasoheni me listën e profesionistëve që do të bëjë LDK. Ndërkohë për Vjosa Osmanin, duhet të presim përfundimin e listës. Sot do të finalizohet ajo”, ka thënë Hoti ne emisionin “Komiteti”.