Please enter at least 3 characters.

Hoti: Kosova meriton të pranohet në INTERPOL

2018/05/Avdullah-Hoti-foto-Ridvan-Slivova-2-e1526897875698.jpg

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së Avdullah Hoti, ka thënë se Kosova meriton të pranohet në Interpol.

“Policia e Kosovës ka përmbushur standardet e nevojshme, duke ndërtuar sisteme dhe procedura kompatibile me kërkesat e Interpolit. Është punuar shumë në disa Qeveri radhazi për këtë anëtarësim”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Postimi i plotë:Kosova meriton të pranohet në Interpol. Policia e Kosovës ka përmbushur standardet e nevojshme, duke ndërtuar sisteme dhe procedura kompatibile me kërkesat e Interpolit. Është punuar shumë në disa Qeveri radhazi për këtë anëtarësim. Falënderim për partnerët tanë ndërkombëtarë për mbështetjen. Presim që votimi të jetë i suksesshëm. /Telegrafi/